Agjencia Zhurnal.mk.

Elkann me kërkesë për Ronaldon: Mos shëno kundër Juventusit

Lapo Elkann ia ka kërkuar një favor mikut të tij, Cristiano Ronaldo, tash kur i është bashkuar Manchester Unitedit.

Elkann është kushëriri i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe një nga trashëgimtarët e familjes, mirëpo nuk ka ndonjë rol specifik te klubi.

“Ronaldo është një mik, e ruaj pëlqimin dhe respektin për të dhe nuk ka dyshim se ekziston pendimi për largimin e tij, por e vërteta është se miqësia jonë mbetet e pandryshuar”.

“Mund të them se është një person i shkëlqyer, një njeri zemërgjerë dhe ka pasur një jetë të vështirë derisa është rritur. Ai mbetet mbreti i futbollit”

“Ia dërgoj një përqafim të madh dhe shpresoj të ketë sukses te Manchester Unitedi, por ia kërkoj vetëm një gjë: Mos shëno kundër Juventusit!”, ka thënë Elkann për Sky Sport Italia.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky