Agjencia Zhurnal.mk.

“Emocion i madh”, fjalët e Kristjan Asllanit pasi fitoi titullin me Interin

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka thënë se ndihet i lumtur, por edhe i emocionuar pasi fitoi Scudetton me Interin.

Interi mposhti Milanin me rezultat 1-2 në ndeshjen e të hënës mbrëma dhe kjo i bëri matematikisht kampion të Serie A, pesë ndeshje para fundit të sezonit.

Pjesë e këtij triumfi të Nerazzurrëve ishte edhe mesfushori shqiptar, Asllani, i cili tha se ndihet i lumtur me fitimin e Scudettos.

“Jemi të lumtur, e donim shumë dhe për mua është një emocion i madh si tifoz i Interit”, ka thënë fillimisht Asllani pas triumfit.

“Nuk mund të kërkoja më shumë. Këto janë momente të bukura dhe ne i falënderojmë gjithmonë fansat”.

“Kaq shumë emocione dhe ende nuk e kuptoj. Fitorja në derbi ka më shumë rëndësi”, përfundoi mesfushori shqiptar.

Ndryshe, Asllani ka luajtur në 19 ndeshje këtë sezon në Serie A, duke shënuar një gol dhe dy asistime. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky