Shkup, 22 janar – SHA EMV i firmosi marrëveshjet për bashkëpunim afarist-teknik me tre subjekte juridike të Ballkan Enerxhi (Prodhimtari, Distribuim dhe Furnizim). Nga kompania kumtuan detaje nga marrëveshjet e nënshkruara.
Marrëveshja parasheh hyrjen e SHA EMV në menaxhmentin e Ballkan Enerxhi SHPKNJP Shkup përmes emërimit të prokuristëve, personave të punësuar në SHA EMV, nënshkrimi i të cilëve do të jetë i lidhur me nënshkrimin e menaxherëve të kompanisë Ballkan Enerxhi. Të gjitha vendimet, kontratat dhe pagesat do të realizohen me dy nënshkrime, gjegjësisht pa pëlqimin e prokuristit nga SHA EMV, Ballkan Enerxhi nuk do të lejohet të bëjë pagesa dhe të lidhë kontrata.
SHA EMV informon se mjetet që do të marrin nga Qeveria për përballimin e krizës me furnizim me ngrohje, do të paguhen herë pas here, në shumat e kërkuara, në një llogari të posaçme që do të hapë Ballkan Enerxhi dhe nga e cila do të bëhen pagesat me nënshkrim të vendosur.
“Mjetet prej gjashtë milionë eurosh të caktuara nga Qeveria për përballimin e krizës së nxehtësisë do të përdoren për furnizimin me gaz për prodhimin e nxehtësisë në Ballkan Enerxhi, për furnizimin me energji termike të ndërmarra nga prodhuesi TE-TO dhe për shpenzimet tjera që lidhen ekskluzivisht me procesin e prodhimit, thonë nga SHA EVM.
“Ballkan Enerxhi” do të transferojë çdo ditë në llogarinë e dedikuar dhe të gjitha flukset hyrëse të saj që mbërrijnë në llogaritë e tjera të tyre dhe për sa kohë zgjat kontrata për bashkëpunimin biznes-teknik, do të kryejë pagesat për palët e treta ekskluzivisht përmes llogarisë së dedikuar dhe një firme të nënshkruar nga prokuristi i SHA EMV.
“Ballkan Enerxhi garanton fondet e investuara të marra nga shteti, me kambial të nënshkruar nga themeluesi i Ballkan Enerxhi. Kthimi i mjeteve në SHA EMV do të realizohet në vitin 2023, pas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë për përcaktimin e shpenzimeve për sezonin e ngrohjes, thuhet në komunikatën e SHA EMV për publikun.
SHA EMV do t’i dorëzojë Qeverisë raporte mujore financiare për fondet e shpenzuara për përballimin e krizës së nxehtësisë dhe raporte për funksionimin e plotë të menaxhimit të përkohshëm.
SHA EMV sqaron se Qeveria e ka obliguar këtë kompani energjetike që të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e krizave të ngrohjes qendrore në Shkup sepse është kompania më e madhe shtetërore energjetike dhe përmes saj mund të menaxhohen mjetet nga buxheti i shtetit. Kompania gjithashtu ka sistemin e vet për furnizimin me ngrohje të një pjese të Shkupit dhe ka burime dhe staf për të marrë përsipër menaxhimin e të gjithë furnizimit të qytetit.
“Qëllimi i futjes së menaxhimit të krizës me furnizimin me ngrohje është që të sigurohet ngrohje qendrore deri në fund të sezonit të ngrohjes, duke qenë se furnizuesit kanë deklaruar se nuk kanë mjete për të siguruar gaz për prodhimin e ngrohjes pas rritjes së madhe të çmimit të gazit. Hyrja e SHA EMV dhe e shtetit në furnizimin me gaz bëri të mundur parandalimin e thellimit të mëtejshëm të krizës me furnizimin me energji elektrike, duke qenë se në mungesë të ngrohjes qendrore qytetarët do të kalonin në ngrohje elektrike dhe kështu do të vinte në Rritje enorme të konsumit të energjisë elektrike, deklaron SHA EMV.




