Agjencia Zhurnal.mk.

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Detektivët e antiterrorizmit po e hetojnë mundësinë nëse Sir David Amess ishte vënë posaçërisht në cak, nga një burrë i cili e theri atë disa herë me thikë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi i dyshimtë terrorist ndodhi të premten gjatë një takimi elektoral që pati deputeti i ndjerë në Leigh-on-Sea të Essex.

Incidenti u vlerësua nga zyrtarë të lartë të antiterrorizmit si të lidhur me një ideologji xhihadiste për shkak të zhvillimeve në hetim kur u arrestua i dyshuari.

Në hetim përfshihen edhe deklarata që dyshohet t’i ketë bërë i dyshuari pasi e arrestoi atë policia.

Burri është në paraburgim në Essex, shtoi policia. Burimet qeveritare i kanë thënë BBC -së se ai është një shtetas britanik i cili, nga hetimet fillestare, duket se ka origjinë somaleze. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky