Agjencia Zhurnal.mk.

Escobar në Austri, me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR do të bisedojë edhe për zgjedhjet tek ne

Vjenë, 11 mars – “Përfaqësuesi i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar udhëtoi drejt Austrisë, ku do të takohet me kancelarin e OSBE/ODIHR për të biseduar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, njoftojnë nga DASH.

Përveç në Austri, Escobari do të shkoj edhe në Belgjikë, Kosovë dhe Mal të Zi nga 10 deri 18 mars, raportoi Zëri i Amerikës.

“Vizita e tij do të konfirmojë përkushtimin e SHBA-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekje për integrim euroatlantik dhe bashkëpunim më të thellë rajonal”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të shtetit.

Gjatë vizitës në Belgjikë, Escobari do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) Mirosllav Lajçak dhe përfaqësues të tjerë të BE-së dhe NATO-s, për të biseduar për hapat për promovimin e reformave që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë, ndërkaq, ai do të takohet me liderët qeveritarë kosovarë, shoqërinë civile dhe komunitetet serbe të Kosovës për të nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tregon Departamenti i Shtetit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky