Agjencia Zhurnal.mk.

Është bërë mbikëqyrje në vendin ku është gjetur mjeku i vdekur në Hekuranë

Shkup, 22 mars – Nga Prokuroia Themelore Publike Shkup informojnë se është kryer mbikëqyrje në vendin e lagjes Hekuranë të Shkupit ku mbrëmë është gjetur trupi i mjekut 67-vjeçar me disa plagë me thikë.

“Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes dhe sigurimin e pamjeve nga video-mbikëqyrja. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit”, bëhet e ditur në kumtesën e PTHP Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mjeku me plagë me thikë është gjetur në automjetin e tij “kia” në parkingun përballë poliklinikës Hekuranë. Sipas denoncimit, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky