Një qumështore në fshatin Romanovcë të Kumanovës është shkatërruar plotësisht nga zjarri, njoftoi sot Njësiti territorial zjarrfikës. Nga zjarri nuk ka të lënduar, shkak i dëmeve të konsiderueshme materiale.
Zjarri është raportuar dje në orën 18:50 dhe është shuar nga tetë zjarrfikës me tre automjete zjarrfikëse deri në orën 21:50. Është djegur një ndërtesë e madhe me makineri.
Fabrika e djegur, edhe pse nuk funksionon që nga pandemia, ka qenë e siguruar.
“Kur mbërritëm, pothuajse gjithçka ishte shkatërruar, zjarrfikësit ishin tashmë këtu, pastaj erdhi policia dhe ne ishim këtu deri në orën 22:00 derisa zjarri ishte nën kontroll. Pothuajse gjithçka është shkatërruar. Qumështorja ka qenë jashtë funksionit që nga pandemia, por kemi planifikuar ta riaktivizojmë atë. Paraprakisht ka qenë në funksion të plotë me një kapacitet të madh prodhues me një komplet makinerish, një laborator, të gjitha tashmë janë shkatërruar”, deklaroi Rexhail Mustafi, një nga pronarët.
Policia ka konfirmuar se ka rënë zjarr në një qumështore dhe se ekipi i tyre ka kryer hetimet. Policia e Kumanovës po punon për zbardhjen e plotë të rastit.




