Agjencia Zhurnal.mk.

Është ulur indikatori i besimit në industrinë përpunuese

Shkup, 18 janar – Indikatori i besimit në industrinë përpunuese në dhjetor të vitit 2021 është ulur për 0,1 pikë procentuale në raport me nëntorin e vitit 2021 dhe është 14,4, ndërsa në krahasim me dhjetorin 2020 është rritur për 0,7 pikë procentuale.

Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, gjendja e sigurimit të prodhimtarisë me porosi në dhjetor 2021, në krahasim me nëntorin 2021, është më e pavolitshme, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt e ardhshëm janë më të pavolitshëm në raport me muajin paraprak, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë rritur.

Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në dhjetor 2021 është më i pavolitshëm në raport me muajin paraprak, ndërkaq më i volitshëm në raport me dhjetorin 2020. Pritet numri i të punësuarve të rritet. Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në dhjetor 2021 është 68,8 për qind nga shfrytëzimi normal.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, ndikim më të madh ndaj kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 20,8 për qind, ambienti i paqartë ekonomik me 14,1, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore me 17,5 dhe kërkesa e pamjaftueshme vendore me 13,1 për qind.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky