Agjencia Zhurnal.mk.

Familjarët dhe miqtë e Will Smith thonë se aktori duhet të marrë terapi, të largohet për një kohë nga aktrimi

Familjarët dhe miqtë e Will Smith po përpiqen të jenë sa më pranë aktorit pas skandalit të ndodhur të dielën e kaluar në “Oscars 2022”.

Ndërkohë që ylli i “King Richard” ka qenë shumë i përfolur në Hollywood dhe më gjerë, ai po merr një mbështetje të madhe nga miqtë.

Pavarësisht “sikletit” të tyre për situatën, miqtë e Smith i kanë “dërguar mesazhe private dhe janë përpjekur të jenë aty për të”, zbuloi një burim për Entertainment Tonight.

Will Smith dhe Jada (Foto: AP)

Burimi vazhdoi të thoshte se shuplaka e Smithit ndaj Rockut tregoi se “ka shumë zemërim të brendshëm te Will”.

“Incidenti i tij në Oscars është vetëm një nga ato që doli”, vazhdoi burimi.

Burimi më tej shtoi se të afërmit e tij mendojnë se “ai duhet të marrë një pushim nga aktrimi, të shkojë në terapi dhe të zgjidhë problemet”.

Will Smith dhe Jada (Foto: Film Magic)

Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, pasi një proces disiplinor filloi javën e kaluar.

Në një deklaratë të publikuar të premten pasdite, 53-vjeçari tha se “do të pranojë plotësisht çdo pasojë për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve ‘Oscar’ ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”. 

Familja e Will Smith (Foto: Getty Images)

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky