Agjencia Zhurnal.mk.

FMN kërkon të kontrollohen pasurimet e shpejta, Besimi thotë se nuk janë parashikuar taksa të reja

Shkup, 4 janar – Ministri i Financave Besimi thotë se nuk janë parashikuar taksa të reja për qytetarët dhe kompanitë në vitin 2022.

Por, nëse ka nevojë për aplikimin e taksave të reja apo shkurtimin e disave ekzistuese, fillimisht do të kërkohet mendimi i biznesit dhe ekspertëve, dhe më pas do të njoftohen qytetarët.

“Gjatë gjysmës së parë të vitit do të ketë një proces gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen Odat Ekonomike, dhe do të ketë debat publik lidhur me propozimet që do të dalin. Buxheti për vitin 2022 është planifikuar në bazë të sistemit ekzistues tatimor”, tha Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

Drejtoresha Drejtorisë së të Ardhurave Publike, thotë se shteti po punon për reformimin e sistemit tatimor, por edhe si të ulet puna në të zezë. Rekomandimet e FMN-së, për këtë vit janë që shteti të angazhohet më seriozisht në përcaktimin e pasurimit joadekuat te qytetarë të caktuar.

“Buxheti për vitin 2022 nuk na obligon, që të mbledhim 184 miliardë denarë, prej të cilave gati 96 miliardë janë të hyra tatimore, 88,5 miliardë janë kontribute, dhe kemi një plan më të lartë se në vitin 2021 prej 14 miliardë, prej të cilëve rreth tetë miliardë kanë të bëjnë me të ardhurat nga taksat”, pohoi Sanja Lukarevska -drejtoreshë e DAP-it.

Ndryshe, detyrimi për taksën ekologjike është në procedurë parlamentare, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në opinion. Por, po përgatitet edhe taksa e paralajmëruar e luksit, e cila parashikon të paguhet trefishi i shumës, për një shtëpi apo apartament, që nuk përdoret si vendbanim i përhershëm./Alsat/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky