Agjencia Zhurnal.mk.

FOL.MK / Sela bëhet rezil në fshatrat e Strugës: “Kemi hy në bela me njerëz të BDI-së për ty”!

Strugë, 25 prill – Duke dashur të marrë meritat e rezultatit në Strugë, Ziadin Sela me përkrahësit e tij ka shkuar nëpër disa fshatra të Strugës për t’i falënderuar votuesit. Por takimet nuk i kanë shkuar siç duhet, shkruan FOL.mk.

Në Misllodezhdë, në malësi të Strugës, Sela është ndeshur me aktivistë të revoltuar, të cilët i kanë kërkuar llogari për koalicionin me BDI-në. Siç raportohet, para krejt të pranishmëve, aktivisti i revoltuar ia ka lëshuar në telefon fjalimet e Ziadin Selës duke folur keq për Ali Ahmetin e Ramiz Merkon.

“A je ti ky që po e shan Aliun? A je ti ky që e shan Ramizin? Me çfarë fytyre vjen këtu dhe sot na kërkon vota për Ali Ahmetin? Unë kam hyrë në bela me njerëz të BDI-së për ty, as sot nuk flas me njerëzit. Si guxon ti sot të më thuash që ta harroj atë?!”, janë disa nga fjalët e aktivistit nga Misllodezhda, shkruan FOL.mk.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky