Shkup, 11 prill – Prodhimi i rrymës në kapacitete shtetërore pothuajse është përgjysmuar për një dekadë, ndërsa gjithnjë e më tepër funksionarë e fëmijë të tyre i futen këtij biznesi.
Funksionarë të lartë, ish funksionarë por edhe fëmijë të funksionarëve i hyjnë biznesit me rrymë, dhe atë gjatë krizës energjetike, derisa prodhimi vendor për një dekadë është përgjysmuar, transmeton Zhurnal nga REL.
Kështu, në moshën vetëm 18 vjeçare, Dushko Zaev, djali i ish kryeministrit Zoran Zaev, ka themeluar ndërmarje për prodhim të energjisë elektrike. Selia e kompanisë është në Strumicë, ndërsa e bartë emrin Total Energy. Me këtë, familja e Zaevëve e cila ka biznese në lëmi të ndryshme, për herë të parë u futën edhe në biznesin me rrymë.
Edhe një djalë i një ish funksionari të BDI-së, Musa Xhaferi, Arijanit Xhaferi, ka kompani për prodhim të energjisë elektrike – U-Pouer.
Bashkëthemelues i kompanisë është edhe ish zv.kryeministri Koço Angjushev, i cili për një kohë më të gjatë është në këtë biznes. Kompania thirret “Renewable energy supply”, e me këtë ai paralajmëroi qasje të re në prodhimin dhe tregëtimin e energjisë elektrike.
Edhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me vite është në këtë biznes, si bashkëpronar i hidrocentraleve.
Edhe përskaj kësaj, raportet e Komisionit Rregullator për Energjetikë tregojnë se prodhimi vendor ka rënë për 1/4 ndërsa prodhimi i rrymës në kapacitetet shtetërore pothuajse është përgjysmuar. Në vitin 2010 kapacitetet shtetërore kanë prdhuar pothuajse 6500 giga vat orë rrymë, ndërsa në vitin 2020 diçka mbi 3600 giga vat orë.
Profesori Konstatntin Dimitrov është decid se me dekada është shkatërruar prodhimi vendor i energjisë elektrike, me punën pa plan dhe pa dije, por nuk e përjashton momentin se e gjithë kjo është bërë me tendenca. Thotë se me vite nuk është investuar në gërmimin e qymyrit.
I pyetur për atë se sa përfshirja e funksionarëve dhe fëmijëve të tyre në këtë biznes do të ndihmojë në krizën energjetike në vend, ai thotë se nëse dikush e shkatërron prodhimin, ndërsa hynë në proces të tregëtisë, gjithçka është e qartë.
“Edhe ato që investojnë më pas në prodhimin personal privat të energjisë elektrike, të cilën do ta shesin për 250 megavat orë, ndërsa Maqedoninë e futin në borxhe, industria ta shesë energjinë elektrike për 42 euro megavat orë. Çfarë të flasim më tepër. Shkatërrimi finansiar i sistemit me kinse ndihmë fiktive të qyteetarëve sa të marin vota politike. Sepse ja ne po kujdesemi për qytetarët, por kush do t’i paguajë ato kredite që po meren.
Drejtori i ESM, Vasko Kovaçevski thotë se prodhimi shtetëror i rrymës bazohet në kapacitete të vjetra, por arrijnë të mbajnë stabil investimin e këtyre kapaciteteve. ESM mer pjesë me 71% në prodhimin e rrymës. Sa i përket hyrjes së shumë funksionarëve në këtë biznes, thotë se ligji jep mundësi për investime për të gjithë të interesuarit në energjetikë.
“Unë mund të them atë që është e ërndësishme për kapacitetet shtetërore të cilat i posedon shteti, e ajo është ESM dhe me ligjin për liberalizim nga viti 2019 dhe ligji për energjetikë e cila parasheh më tepër investime në burime rinovuese të energjisë, jep mundësi për të gjithë ato që janë të interesuar të investojnë në energjetikë, sepse energjia do të thotë jetë dhe e ardhme. Për të gjithë individët në shtet të cilët mund të ivnestojnë në energji, duke përfshirë dhe neve si shtet, jemi të përkushtuar të ivnestojmë sa më tepër që është e mundur që të përforcojmë kapacitetet në shtet dhe të jemi aqsa mundemi të pavarur nga energjia e importuar”, tha Kovaçevski.
Maqedonia sivjet ka blerë qymyr sepse nuk kishte mjaftueshëm që të punojnë REK Manastir dhe Osllomej dhe ka blerë mazut që të punojë TEC NEgotinë. Më pas, gazi në mënyrë drastike është shtrenjtuar sivjet. Gjithashtu edhe rryma elektrike.
Resurset e vetme që shteti i ka janë burimet renovuese të energjisë, uji, dielli dhe era, por nevojiten investime të mëdha që të shfrytëzohen. Në vendin tonë është shfrytëzuar vetëm 1/4 e hidrocentraleve. Vetëm 1% e energjisë të diellit, para se gjithash përmes elektrocentraleve fotovoltaike përdoren për prodhim të rrymës. Dobësia e prodhimit të tillë është që nuk mund të planifikohet, respektivsht rryma prodhohet vetëm kur kushtet klimatike lejojnë një gjë të tillë.
Përshkak mos pasjes së prodhimit vendor, Maqedonia u bë e varur nga importimi i rrymës, çmimin e së cilës nuk mund të ndikojë si shtet. Kjo u pa sivjet dimrit kur çmimet e rrymës elektrike u rritën në mënyrë drastike.
Përshkak gjithë kësaj erdhi deri te shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 10%/Zhurnal.mk




