Shkup, 2 mars – Dy vite pas rasteve të para të Kovid-19, njerëzit duket sikur gjithnjë e më shumë po mësohen të jetojnë me pandeminë. Megjithatë, mendimi global publik tani duket më kritik ndaj idesë për sakrifikim të të drejtave të njeriut (ulje për 10 pikë procentuale), edhe pse ende mbisundon gatishmëria të sakrifikohen të drejtat e njeriut në luftën kundër virusit. Dyshimi në efikasitetin e veglës kryesore për luftë kundër Kovid-19 – vaksinat – po rritet sepse gjysma e të anketuarve në mbarë vendin nuk janë të sigurt nëse vaksinat me të vërtetë funksionojnë.
Këto janë disa nga rezultatet kryesore të hulumtimit të ri global për qëndrimet ndaj virusit KOVID-19, zbatuar nga Asociacioni ndërkombëtar Galup në fund të vitit 2021 i cili përfshin rreth 42 000 qytetarë të moshës madhore nga 45 vende të botës, mes të cilëve edhe nga Maqedonia e Veriut.
Në pyetjen nëse vaksinat kundër koronavirusit janë me të vërtetë efikase, Maqedonia e Veriut është në suazat e mesatares botërore, pothuajse gjysma (49%) e të anketuarve u deklaruan se dakordohen me këtë deklaratë, 43% nuk dakordohen, ndërsa 5% nuk kanë përgjigje në këtë pyetje.
Të pyetur nëse kërcënimi nga koronavirusi është i tepruar, në vend, 60% e të anketuarve besojnë se kërcënimi nga koronavirusi është i tepruar, 34% konsiderojnë se kërcënimi nga koronavirusi nuk është i tepruar dhe 5% nuk kanë përgjigje në këtë pyetje.
Në pyetjen sa jam i gatshëm të sakrifikoj disa nga të drejtat e mia të njeriut nëse kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit, Maqedonia e Veriut është suaza të mesatares botërore (60%), 61% e të anketuarve në vend dakordohen me këtë deklaratë dhe tregojnë gatishmëri të sakrifikojnë disa nga të drejtat e tyre të njeriut nëse kjo e parandalon përhapjen e virusit, 31% nuk janë të gatshëm për atë, ndërsa 8% nuk kanë përgjigje në këtë pyetje.
Sipas hulumtimit, në nivel botëror mendimet janë të ndara për efikasitetin e vaksinave – gjysma e të anketuarve dyshojnë nëse ato janë me të vërtetë efikase, përderisa 43% nuk dyshojnë. Pasiguria ndaj vaksinave më e shprehur është në Afrikë (64%), gjithashtu pasiguri është shprehur edhe në Lindjen e Afërt, Indi, Azi dhe Rusi. Më së paku që dyshojnë në efikasitetin e vaksinave janë njerëzit në Australi (78%), BE (53%) dhe SHBA (51%). Ky dyshim imanent, sipas analizës së rezultateve, ka potencial ta çrregullojë edhe vaksinimin rutinor.
Dy vite pas shpërthimit të pandemisë, 44% në botë besojnë se kërcënimi nga koronavirusi është i tepruar, ndërsa pothuajse gjysma (49%) nuk dakordohen me këtë. Edhe krahas asaj që disa vende flasin për “jetë me kovid” dhe “fund të kufizimeve”, këto qëndrime për kërcënimin nga Kovid-19 mbeten kryesisht të pandryshuara prej para dy viteve. Perceptimi se kërcënimi është i tepruar është më i ulët në Indi (65%), Në Lindje të Afërt (61%), Azi perëndimore (55%), Afrikë (53%) dhe vendet evropiane jashtë BE-së (50%). Në Australi (78%), Amerikë Latine (662%), BE (61%), Azi Qendrore (53%) dhe Rusi (52%) janë mes kombeve dhe rajoneve më të mëdha të cilat shumë nuk dakordohen se kërcënimi është i tepruar.
Hulumtimi tregon edhe se njerëzit janë gjithnjë e më pak të gatshëm t’i sakrifikojnë të drejtat e tyre njerëzore për ta parandaluar përhapjen e virusit dy vite pas filimit të pandemisë, edhe pse gatishmëria ende mbisundon. Tani, 60% në mbarë botën deklarojnë se janë të gatshëm, e madje edhe shumë të gatshëm të sakrifikojnë disa nga të drejtat e tyre njerëzore nëse kjo do ta parandalonte përhapjen e sëmundjes, ndërsa 31% nuk dakordohen apo nuk dakordohen shumë. Të tjerët janë në hamendje për të dhënë përgjigje. Para një viti, 70% e të anketuarve në mbarë botën deklaruan se janë të gatshëm të heqin dorë nga disa prej të drejtave të tyre njerëzore në luftën kundër Kovid-19. Një e katërta e kundërshtoi idenë e sakrifikimit të të drejtave të veta për t’u parandaluar përhapja e pandemisë.
Qytetarët në Indi (80%), Australi (75%), Lindje të Afërt (75%), Afrikë (65%) dhe Azi (62%) në pjesën perëndimore të kontinentit dhe 61% në pjesën lindore) janë më pak të gatshëm të heqin dorë nga të drejtat e veta njerëzore me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit. Më së shumti idenë e sakrifikimit të të drejtave të njeriut e kundërshtojnë njerëzit në Amerikë latine (40%), BE (35%) dhe SHBA (35%).
“Jeta me virusin është pranuar si ‘normalitet i ri’ nga pjesa më e madhe e opinionit në të gjitha kontinentet, por mbështetja për kufizimet shënon rënie pothuajse çdokund. Miratimi i madh i qeverive, regjistruar në botë para dy viteve në fillim të pandemisë, vazhdimisht po ulet. Vaksinat tashmë nuk po përjetohen si ‘çudi magjike për shpëtim’ për shumicën e qytetarëve global dhe zhgënjim serioz nga ai aspekt është regjistruar në vendet e zhvilluara ku niveli i vaksinimit është i lartë. Kriza me pandeminë nuk ka përfunduar, por mënyra në të cilën zgjidhej deri më tani e humbi mbështetjen nga opinioni dhe ka shenja të qarta se ‘më shumë se e njejtë’ nuk do të funksionojë”, thotë Kanço Stojçev, kryetar i Shoqatës ndërkombëtare Galup (GIA).
Hulumtimin “Fundi i vitit – Kovid-19” në Maqedoni të Veriut në vitin 2021 e kreu BRIMA – anëtarja e vendit në Asociacionin ndërkombëtar Galup (Gallup International Association), në periudhën prej 18 nëntorit deri më 2 dhjetor të vitit të kaluar, me 1210 të anketuar, sy-më-sy, në shtëpinë e të anketuarit, me gabim në margjina prej +/- 2.8.