Shkup, 11 prill – Zëvendës kryeministrja e obliguar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, sot u takua me përfaqësues të “Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore” IFES, të udhëhequr nga Katrin Elena, këshilltare globale legale dhe drejtoreshë e Qendrës për antikorrupsion dhe demokraci dhe Joana Kozmo, drejtoreshë e degës së IFES në Maqedoninë e Veriut.
Në takimin, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, u bisedua për sferat potenciale për bashkëpunim, me theks në reformat në drejtim të sundimit transparent dhe demokratik, avancimin e modeleve për zgjedhjet lokale dhe parlamentare dhe përforcimin e efikasitetit të institucioneve.
Përfaqësues e IFES-it treguan në rëndësinë për dialog të vazhdueshëm mes procesit zgjedhor dhe politikave antikorruptive.
Zëvendës kryeministrja Gërkovska i njoftoi përfaqësuesit e IFES me aktivitetet e ndërmarra të kabinetit të saj në sferën e sundimit të mirë, duke potencuar se fokusi i punës së saj janë transformimi digjital i shoqërisë, transparencës dhe efikasitetit të institucioneve, si dhe të politikave antikorruptive.
Në takimin bashkarisht u konfirmua rëndësia për zgjedhje korrekte dhe profesionale të zbatuara demokratike, si dhe implementimin e parimit të interoperabilitetit në funksionimin e institucioneve. Zëvendës kryeministrja bëri me dije edhe në rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin qytetar dhe ka shprehur kënaqësi nga përvojat e ndara me këtë sektor, qëndron në kumtesën e pres shërbimit të Qeverisë./Zhurnal.mk




