Shkup, 15 maj – Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në pjesët lindore. Në disa vende do të ketë paraqitje të bubullimave të rralla. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/h).
Siç paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, të premten do të ketë stabilizim kalimtar të motit me rritje të temperaturës. Nga e shtuna në fund të ditës përsëri pritet mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe mot të ligë.