Agjencia Zhurnal.mk.

Gjatë një aksidenti në rrugën Tetovë – Jazhincë janë gjetur armë në një automobil, hetim kundër dy personave

Shkup, 12 tetor – Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një shtetasi të Kosovës dhe një të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohen për veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të palejuar me armë dhe materie shpërthyese”. 

“Të dytë, në automobilin ‘fiat bravo’ me targa të Kosovës, pa leje kanë mbajtur pistoletë të markës ‘Zastavë e kuqe” me një kornizë në të cilën ka pasur katër plumba me kalibër 6.35 mm, si dhe një pistoletë ‘ЕRМА WERKE’. Armët ishin gjetur më 10 tetor kur dy të dyshuarit me veturë ishin përfshirë në një aksident trafiku në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë. Në këtë aksident vetura kishte dalë nga rruga dhe ishte rrokullisur, të dyshuarit me lëndime trupore ishin dërguar në spital, ndërsa gjatë kontrollit të kryer nëpunësit e policisë i kanë gjetur armët në automjet”, bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë Publike. 

Prokurori kompetent publik Gjykatës Themelore në Tetovë i ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky