Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendja në pikat kufitare – nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata

Mëngjesin e sotëm gjendja në pikë kalimet kufitare raportohet të jetë e qetë, pa kolona e pa pritje të gjata.

Sipas raportit të fundit (ora 08:07) të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare sillen nga 3 deri në 15 minuta.

15 minuta për të hyrë në Kosovë po presin bashkatdhetarët në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar, kurse në pikat tjera pritjet janë vetëm 5 minuta.

Ndërkaq kolona të automjeteve nuk raportohen në asnjërën nga pikat kufitare. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky