Shkup, 5 korrik – Nga 1 korriku i këtij viti, kur të udhëtoni në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri apo Bosnje e Hercegovinë, nuk ka nevojë të kërkoni wifi që të flisni me viber apo whatsapp me familjarët tuaj. Lirisht mund ti thirni ato me roaming dhe do të harxhoni aq sa harxhoni kur jeni këtu në Maqedoni, informon Zhurnal.
Nga tani nuk keni nevojë të frikësoheni se do të “digjeni” nga harxhimet e roamingut kur jeni jashtë vendit.
Ne do të mundohemi t’ua spjegojmë të gjitha detajet çfarë duhet të dini për roamingun falas në Ballkanin Perëndimor.
Çfarë ndryshon?
Kur të dilni nga Maqedonia dhe udhëtoni në ndonjë vend fqinj, thirrjet që ju vijnë dhe i bëni dhe SMS porositë do t’u kushtojnë njlloj sikur të ishit në Maqedoni.
Gjithashtu, edhe paketi i internetit do t’iu kushtojë po aq sa e keni këtu në Maqedoni.
Ku është hequr roamingu?
Marrëveshja për heqjen e roamingut e nënshkruajtën Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Ku vazhdon të vlejë roamingu me pagesë?
Roamingu vazhdon të vlejë në të gjitha shtetet tjera, ndërsa informata më precize për çmimet dhe kushtet për përdorim mund ti merni në operatorin, shërbimet e të cilit i shfrytëzoni.
A e ka hequr Greqia roamingun?
Disa nga vendet fqinje si përshembull Serbia, ka nënshkruar marrëveshje me Greqinë për heqjen e roamingut por kjo marrëveshje ende nuk ka hyrë në fuqi. Diçka e ngjashme është paralajmëruar edhe tek ne por deri tani nuk ka diçka konkrete. Pra, roamingu është me pagesë në Greqi për shtetasit e Maqedonisë.
Pse tani po hiqet roamingu?
Vendet e Ballkanit perëndimor nënshkruajtën marrëveshje në vitin 2019 për uljen e çmimeve të roamingut. Faza e parë ishte ulja e çmimeve, ndërsa nga 1 korriku tani, roamingu është barazuar me çmimet vendore.//Zhurnal.mk




