Agjencia Zhurnal.mk.

Gjuha urrejtjes është shndërruar në gjuhë të përditshme!

Shkup, 15 prill – Gjuha e urrejtjes, paragjykimet, shpifjet dhe qëndrimet negative për kundërshtarët politikë janë ndër veset më të ulëta që nuk prodhojnë as pikë minimale politike në të kundërtën vetëm pasqyrojnë të vërtetën reale të atyre individëve apo grupeve se në çfarë niveli janë. Anketa e fundit e opinionit publik nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup, për Detektor, zbulon se 90% e qytetarëve maqedonasë kanë vënë re përhapjen e gjuhës së urrejtjes në shoqërinë e tyre, kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe me motivacion politik. Një nga tre qytetarë beson se kjo gjuhë është inkurajuar nga bindjet politike, ndërsa një pjesë e vogël e kësaj gjuhe është e lidhur edhe me përkatësinë etnike, pamjen fizike, besimet fetare dhe moshën, shkruan Zhurnal.

Gjuha e urrejtjes në vend, një realitet shqetësues –

Anketa e fundit e opinionit publik nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup, për Detektor, zbulon se 90% e qytetarëve maqedonasë kanë vënë re përhapjen e gjuhës së urrejtjes në shoqërinë e tyre, kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe me motivacion politik. Një nga tre qytetarë beson se kjo gjuhë është inkurajuar nga bindjet politike, ndërsa një pjesë e vogël e kësaj gjuhe është e lidhur edhe me përkatësinë etnike, pamjen fizike, besimet fetare dhe moshën.

Një faktor i shqetësueshëm është rritja e gjuhës së urrejtjes në 5 vitet e fundit, sipas 64.2% të anketuarve. Përveç kësaj, afërsisht 80% e tyre vërejnë intensifikim të saj gjatë fushatave zgjedhore. Edhe pse të dy bashkësitë etnike, maqedonasit dhe shqiptarët, shqetësohen për këtë dukuri, ndarja e qëndrimeve midis tyre është e dukshme, me shqiptarët që kanë një ndjesi më të ulët të përkeqësimit të kësaj situata.

Rrjetet sociale identifikohen si mjeti kryesor për përhapjen e gjuhës së urrejtjes për 58.3% të anketuarve. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë përjetuar drejtpërdrejt këtë fenomen, duke theksuar që ka ende hapësirë për ndryshim dhe parandalim të saj.

Në lidhje me legjislacionin aktual, shqetësimet ndaj efikasitetit të tij ndaj gjuhës së urrejtjes janë të ndara midis qytetarëve, me një pjesë të madhe që kërkon ligje më të rrepta për parandalimin e saj, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se mund të keqpërdoren. Anketa është realizuar me 1078 të anketuar në mars të këtij viti.

Sa është i rëndësishëm edhe edukimi mediatik në kohë të fushatave zgjedhore –

Edukimi mediatik në çdo kohë është i rëndësishëm, sepse si zakonisht gjatë gjithë kohës jemi të ekspozuar nga informacione pafund, pa numër, e nga gjitha anët e botës, por gjatë kohës së fushatave zgjedhore edukimi mediatik duhet të jetë i domosdoshëm për secilin vend, edhe për Maqedoninë e Veriut, sepse mediat janë pasqyra dhe dritarja përmes të cilës kandidatët dhe partitë politike tentojnë të futen në shtëpitë e qytetarëve, edhe gjatë natës edhe gjatë ditës deri ditën e zgjedhjeve.

Por, çfarë janë fushatat zgjedhore, dhe pse pikërisht gjatë kësaj periudhe është i rëndësishëm edukimi mediatik? “Fushata zgjedhore është paraqitje publike e kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente dhe programet e tyre në periudhën parazgjedhore për zgjedhje të caktuara”, thuhet në fjalorin në nenin 2 të Kodit Zgjedhor.

Sipas ligjit, fushata fillon 20 ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve, gjatë kësaj periudhe fluksi i qarkullimit të informacioneve në mediat tradicionale e ato digjitale është shumë i lartë, gjë që rrit me automatizëm edhe ekspozimin e qytetarëve ndaj lajmeve dhe informatave me natyra e qëllime të ndryshme. Edukimi mediatik gjatë kohës së fushatave mbron qytetarët nga “dezinformatat” dhe “lajmet me porosi”, sikurse ombrella nga shiu i rrëmbyeshëm i vjeshtës. Dezinformatat dhe lajmet me porosi qarkullojnë pa ndalë, sepse interesi i partive të ndryshme është i lartë për të depërtuar deri te grupet e synuara, ndërkaq, qytetarët e edukuar mirëfilli janë të gatshëm e në gjendje të klasifikojnë dhe përzgjedhin lajmet dhe informacionet nga cilat burime do t’i marrin.

Në realitet fushatat zgjedhore vetëm zyrtarisht fillojnë 20 ditë para zgjedhjeve, sepse në realitet dhe praktikë fillojnë shumë më herët se kaq, dhe mediat gjatë gjitha zhvillimeve që ndodhin në terren raportojnë, organizojnë debate të ndryshme, gjë që ndihmon edhe më shumë fushatën e pa filluar. Dhe, kjo periudhë e cila lirshëm mund të quhet si “parafushatë” është pikërisht edhe më delikate se fushata, sepse gjithçka veprohet jo zyrtarisht por qëllimi mbetet po i njëjti sikurse gjatë fushatës, promovim dhe bindje.

Kujtojmë që, fushata elektorale për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky