Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata Kushtetuese ka hapur 15 lëndë me iniciativë të saj, në fokus puna e disa komunave

Shkup, 27 mars – Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 10-të në të cilën është paraparë të diskutohen 15 lëndë të cilat Gjykata i ka formuar me iniciativë të saj, ndërsa i referohen dispozitave të rregullores për punën e 15 komunave.

Siç informojnë nga Kushtetuesja, këto lëndë i kanë formuar për shkak të indikacioneve se komunat dolën jashtë kompetencave të tyre duke i dhënë mundësinë Këshillave që të japin interpretim autentik të vendimeve që marrin vetë.

“Para Gjykatës do të diskutohen dispozitat nga rregullorja për punën e komunave të Krushevës, Pllasnicës, Kriva Pallankës, Gostivarit, Kërçovës, Kavadarit, Strumicës, Bogdancit, Bogovinës, Zhelinës, Haraçinës, Debërcës, komunës Konçe, Petrovecit, Sarajit”, thuhet në kumtesën e Kushtetueses. 

Është paraparë votim dhe konsultim për gjashtë lëndë, gjegjësisht marrjen e vendimeve përfundimtare për rastet që Gjykata i ka diskutuar tashmë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky