Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykatësit dhe këshilltarët në Gjykatën Kushtetuese prioritet do tu japin lëndëve më të vjetra

Shkup, 2 mars – Me urdhër të kryetares së Gjykatëses Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dobrilla Kacarska, të gjithë këshilltarëve dhe gjykatësve në këtë institucion iu është thënë që prioritet t’u jepet lëndëve më të vjetra dhe të kenë kujdes në kohëzgjatjen e procedurës, ndërsa në mënyrë plotësuese para më shumë se katër muajve është kërkuar nga këshilltarët e Gjykatës që të dorëzojnë informacione për të gjitha lëndët e pazgjidhura, ndërsa gjykatësve iu është thënë që të reagojnë te këshilltarët e Gjykatës që t’i përgatisin referatet në afat më të shkurtë, informojnë nga Gjykata Kushtetuese, prej ku sqarojnë se pikërisht pas këtyre udhëzimeve nga ana e kryetares së Gjykatës tashmë është vendosur për disa lëndë të vjetra gjatë periudhës së kaluar.

Njëherësh, Gjykata Kushtetuese në mbledhje të sotme nuk ka marrë vendim për lëndën me të cilën ishte kontestuar Vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga 2 maji i viti 2017 e miratuar nga Kuvendi, për shkak të shumicës së pamjaftueshme të votave dhe për këtë lëndë do të vendoset në ndonjë nga mbledhjet e ardhshme kur Gjykata do të jetë në përbërje të plotë.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska e mori këtë lëndë si referat të gatshëm më 22 shkurt 2022, një javë para mbledhjes së sotme dhe menjëherë e vendosi në gjykatë, siç është praktika për të gjitha lëndët e tjera. Për sqarim, kjo lëndë është formuar që në vitin 2017 me bashkimin e tri iniciativave dhe më 7 qershor të vitit 2017, këshilltari të cilit i ishte ndarë lënda e ka përgatitur referatin dhe ia ka dorëzuar gjykatësit të atëhershëm – raportues”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga atje shtojnë se për shkaqe objektive në fillim të këtij viti lënda është shpërndarë te një gjykatës i ri, i cili për dy javë e ka studiuar referatin dhe ia kanë dorëzuar Kryetares së Gjykatës Kushtetuese si të gatshme për vendosje.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky