Agjencia Zhurnal.mk.

Gliha: Do ta drejtoj Kosovën në ndeshjet e nëntorit, pastaj vjen Felix Magath

Primoz Gliha e ka konfirmuar se ai do ta drejtojë Kosovën në dy ndeshjet e muajit nëntor me Greqinë dhe Jordaninë.

Trajneri slloveni për të cilin Telegrafi raporti ekskluzivisht se ai do të jetë përzgjedhës ka dhënë edhe informacione shtesë.

Sipas tij pas ndeshjeve të nëntorit do të vije Felix Magath si përzgjedhës i Kosovës.

Bernard Challandes është larguar nga drejtimi i Kosovës pas rezultateve të dobëta.

“Unë kam qenë atje (Kosovë) për rreth një vit. Unë kam një rol të veçantë në stafin profesional. Në futboll, njerëzit e shikojnë atë nga këndvështrime të ndryshme”.

“Deri më tani, ata kanë pasur një staf profesional zviceran, por ka shkuar. Ne u pajtuam të drejtojmë dy ndeshjet e ardhshme, dhe më pas ata duan të sjellin Felix Magath dhe të më përfshijnë në stafin e tij profesional”, deklaroi Gliha për 24ur.

Kosova ka vetëm edhe një ndeshje zyrtare për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky