Agjencia Zhurnal.mk.

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës gjatë vitit 2021 ishte 9.9 për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se rritja ekonomike në vitin 2021 ishte 9.9 për qind.

Mehmeti ka shtuar se remitencat arritën në mbi 1 miliard euro.

“Me fillimin e pandemisë COVID-19 nga masat e marra nga Qeveria ka bërë që në vitin 2020 ekonomia e Kosovës të ketë rënie prej 5.3 për qind. Me relaksimin e masave kufizuese gjatë 2021-së, kryesisht të ndikuar nga diaspora dhe shumë faktor të tjerë ekonomik bëri që të ketë rritje ekonomike prej 9.9 për qind”, tha Mehmeti për RTK.

Ai ka shtuar se shpenzimet rezidente të diasporës për këtë vit kanë qenë 1.34 miliard euro.

“Me të dhënat e tetorit 2021 që kemi në dispozicion, shpenzimet rezidente të diasporës shënojnë 1.34 miliard euro, me një rritje prej 100 për qind, krahasuar me vitin 2020. Nëse shkojmë te remitencat, ato kanë shënuar një rritje prej 1.05 miliard, me një rritjet prej 18.1 për qind, nëse e krahasojmë me një vit më herët”, ka shtuar ai.

Për sa i përket rritjes ekonomie, Banka Botërore ka parashikuar se për vitin 2021 kjo do të jetë 7.1 për qind.

Sipas BB-së, rritja ekonomike është rikthyer në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt 2020. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky