Agjencia Zhurnal.mk.

Hetim për 40 vjeçarin nga Kumanova, dyshohet se mbyti babain e tij

Kumanovë, 16 janar – Masë e përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve për kumanovarin 40-vjeçar, i cili është i dyshuar se e ka privuar nga jetë babain e tij 65 vjeçar, me çka ka kryer vepër penale, vrasje nga neni 123, paragrafi 2 pika 2 nga Kodi penal, kumtuan sot nga prokuroria.

Prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake nga gjykata themelore në Kumanovë ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, të cilin gjykatësi e ka pranuar dhe ka marrë vendim, me të cilin ka përcaktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, duke vlerësuar se privimi nga liria është i ligjshëm.

“Më 12 janar, në orët e pasditës, në rrugën ‘438’ në Kumanovë, i dyshuari ka hyrë në dhomën, ku kanë qenë prondërit e tij, ka marrë thikë të kuzhinës dhe pa u vërejtur nga nëna e tij, ka ardhur deri te krevati ku ka fjetur babi i tij dhe me thikë e ka therrë në pjesën e qafës nga ana e majtë. Si rezultat të lëndimit, i dëmtuari është përgjakur dhe ka vdekur, ndërsa i dyshuari ka shkuar në dhomën fqinje, ku ka qëndruar deri në arritjen e punonjësve policorë”, thonë nga prokuroria.

Paraprakisht, me qëllim të ndriçimit të rastit, PP ka dhënë urdhër për autopsi të të ndjerit dhe ekspertizë për të gjitha gjurmët e gjetura dhe të marra në vendin e ngjarjes

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky