Agjencia Zhurnal.mk.

Higjiena Komunale me aktivitete për pastrimin e borës në Shkup

Shkup, 21 janar – Në koordinim me Qytetin e Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup me 30 punëtorë në terren zbaton aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët e Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes e pastrojnë dhe zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogëla Fillipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshija e Vjetër. Pastrohet rajoni rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV -së, ndërsa vazhdimisht kripohen shtigjet e këmbësorëve dhe trotuaret e urave ,,Goce Dellçev” dhe ,,Liria”, si dhe dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, me qëllim për të mundësuar lëvizjen e sigurt dhe të kalueshme të këmbësorëve.

Nga mekanizimi përdoren automjete të specializuara komunale – multikultivator dhe automjete transportuese për hedhjen e kripës. Në përputhje me kushtet atmosferike dhe nevojën në terren, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky