Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxhiq: Marrëveshja e Ohrit është shtylla e shoqërisë në Maqedoni

Shkup, 4 mars – Xhelal Hoxhiq nga Partia për Veprim Demokratik të Boshnjakëve tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është shtyllë e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut.

Ai në “Daily Click” në TV21 thotë se prej kësaj marrëveshje përfiton shumë edhe shteti.

“Marrëveshja kornizë është kualitet i shoqërisë maqedonase dhe prej saj përfitojnë të gjitha komunitetet dhe një përfitim të madh ka edhe vetë shteti, mendoj se është një shtyllë e shoqërisë në Maqedoni. Nëse i shtohet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë, e cila duhet të na hapë dyert në BE, nëse kemi parasysh se ka zhvillime në rajon, se BeH ka marrë datën për negociata me BE-në.

Imagjinoni që Maqedonia të mbetet e bllokuar dhe BeH të nisë negociatat, diçka që ishte e paimagjinueshme 20 vjet më parë. Për vendin tonë ne duhet të sigurojmë vazhdimin e rrugës drejt BE-së dhe të ushqejmë marrëdhëniet ndëretnike brenda”, tha Hoxhiq.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky