Agjencia Zhurnal.mk.

Ilire Dauti dha dorëheqje nga posti i koordinatores së GP të ASH-së

Shkup, 12 shtator – Deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje nga posti i koordinatores së Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.

Dauti lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Fejsbuk, duke përmendur si arsye të dorëheqjes rezultatet e dobëta të zgjedhjeve të fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk ka fituar asnjë mandat.

“Por, rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale, e aq më tepër rezultati shumë i dobët për Këshillin e Tetovës, më goditi edhe mua, e ndërgjegjja ime si deputete e zonës së gjashtë nuk e tejkalon dhe nuk mund të jem indiferente. Ndaj ju njoftoj se sapo kam dhënë dorëheqje nga posti i koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, i vetmi titull që kam për momentin nga subjekti politik. Juve që keni besuar në mua vazhdimisht, dua t’ju them faleminderit nga zemra, po mundët vazhdoni të besoni në mua sepse unë besoj shumë në ju, thekson deputetja Dauti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky