Agjencia Zhurnal.mk.

 Ish-ministri i Drejtësisë padit pesë zyrtarë për marrëveshjen për Korridoret 8 dhe 10D

Shkup, 12 korrik – Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-prokurori Mihajlo Manevski ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër pesë zyrtarëve të qeverisë për rastin “Behtel dhe Enka”.

Zyrtarët e paditur nga Manevski janë: kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Mariçiq, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes së rrugëve publike Ejup Rustemi.

Siç shkruhet në kallëzimin e paraqitur penal, personat e përmendur kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga paragrafi 5 i nenit 353 të Kodit Penal.

Sipas këtij neni, personat i kanë shkaktuar dëm të madh material buxhetit të Republikës së Maqedonisë, për çka parashikohet dënim me burg prej së paku 5 vjet ose maksimumi 20 vjet. 

Në dosjen e kallëzimit penal prej 27 faqesh, Manevski jep shumë detaje për rastin, për të cilin fillimisht duhet të vendosë kreu i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski, i cili mund ta zbatojë, ta refuzojë ose t’ia kalojë Prokurorisë së Përgjithshme.

Manevski ishte ministër i Drejtësisë për gati një dekadë të tërë në kabinetin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky