Agjencia Zhurnal.mk.

Jakimovski i befasuar që është futur në Listën e zezë: Akt i dhunës nga shërbimet e huaja

Shkup, 18 mars – Kandidati për president, Stevço Jakimovski është shprehur se ndjehet i befasuar që është futur në listën e zezë amerikane dhe paralajmëroi që do të parashtrojë kallëzim penal.

Ai tha se nuk do të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe futjen në listën e zezë e cilëson edhe si akt të dhunës.

“Si ta kuptojmë më ndryshe këtë akt të dhunës, nëse jo si përzierje direkte në procesin zgjedhor që është i dënueshëm dhe vepër penale. Kjo është përzierje e shërbimeve të huaja në zgjedhjen e presidentit të shtetit. Publikisht them se do të parashtroj kallëzim penal kundër kryerësit. Duhet të vërtetohet se kush nga këtu e ka bërë këtë punë të pandershme”, tha Jakimovski në paraqitjen para media para Komunës së Karposhit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky