Shkup, 27 janar – Për 15 ditë është vazhduar afati për dorëzimin e kërkesave për prokurimin e sistemeve të ujitjes, investimeve në bunare dhe ndërhyrje në ujërat sipërfaqësore, informoi Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. Afati i ri i aplikimit është 11 shkurt 2022 (e premte).
“Afati i ri është me kërkesë të aplikantëve të interesuar. Agjencia u është përgjigjur me një afat të ri, në mënyrë që të mund t’i mbledhin të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse të kërkuara për këtë thirrje publike, thonë nga AMFBZHR.
Siç informoi drejtoreshi i AMFBZHR-së , Nikica Baçovski, të drejtë për këtë mbështetje kanë të gjithë fermerët që janë të regjistruar në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore.
“Të gjitha të interesuarit kërkesat mund t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në e–baranje.ipardpa.gov.mk. Shuma maksimale që mund të marrë individualisht secila njësi bujqësore për sistemin e ujitjes është deri në 1.800.000 denarë, ndërsa mbështetja financiare për investime në bunare apo ndërhyrje në ujërat sipërfaqësore është deri në 364 mijë denarë për shfrytëzues”, tha Baçovski.
Me këto mjete mund të blihen sisteme nëntokësore dhe mbitokësore për ujitje pikë pas pike, blerjen e pajisjeve lidhëse (filtra, pompa, tubacione dhe elemente lidhëse), pajisje për instalime elektrike për furnizim me energji elektrike duke përfshirë efikasitetin e energjisë, agregatet ose gjeneratorët dhe pajisjet ndihmëse instaluese, softuerët për menaxhimin dhe kontrollin e sistemit të ujitjes, ndërhyrjet ndërtimore për bunare, përgatitjen e studimeve dhe raporteve.
Mbështetja financiare paguhet në parimin e bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe të paguara nga përfituesi në masën 50 deri në 70 për qind të vlerës së kostove të investimit të miratuara dhe të pranueshme. Aplikuesi mund të paraqesë vetëm një aplikim për një masë ose maksimumi dy aplikime për masa të ndryshme të Programit për Zhvillim Rural. Aplikantët nuk duhet të fillojnë realizimin e investimit para nënshkrimit të marrëveshjes me i AMFBZHR-n.
Afati i ri për paraqitjen e kërkesave elektronike është data 11 shkurt 2022, ndërsa nga AMFBZHR theksojnë se aplikacionet që nuk janë dorëzuar në mënyrë elektronike nuk do të shqyrtohen.




