Agjencia Zhurnal.mk.

Janë kontrolluar 249 automjete të cilat kryejnë transport publik të fëmijëve, janë përjashtuar nga komunikacioni 11 automjete, konfirmohen tetë vepra penale

Shkup, 12 shkurt – Dje, në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 15:00, në bazë të prioriteteve të konfirmuara për përmirësimin e sigurisë publike, veçanërisht midis nxënësve në shkolla dhe në transportin publik, si dhe respektimin dhe zbatimin konsekuent të ligjeve, nëpunësit policorë nga Byroja për siguri publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, zhvilluan kontroll të përbashkët të koordinuar të veprimit në të gjithë territorin e shtetit, ku morën pjesë të gjithë sektorët për punë të brendshme.

Në këtë mënyrë, informuan sot nga MPB-ja, janë kontrolluar 249 automjete të cilët kryejnë transport publik të fëmijëve drejt shkollave në 102 lokacione. Janë konstatuar tetë vepra penale nga neni 284-a për kryerjen e transportit publik pa dokumentacion përkatës dhe 48 vepra, nga të cilat 29 nga Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, 16 nga ligji për automjete, tre nga Ligji për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive dhe të ngjashme.

Në stacionin për kontroll teknik janë dërguar 41 automjete, ndërsa 11 vetura që kryejnë transport publik janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të mosfunksionimit teknik dhe mospërputhjeve të tjera të konstatuara.

Pas dokumentimit të rasteve, kundër të gjithë personave përgjegjës që kanë kryer ndonjë kundërvajtje apo vepër penale, do të bëhet një kundërvajtje apo kallëzim përkatës penal.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky