Agjencia Zhurnal.mk.

Juani digjital po përhapet gjerësisht në Kinë

Juan digjital po përhapet gjerësisht në Kinë. Sipas të dhënave statistikore më të reja të Bankës Popullore të Kinës, deri në fund të vitit 2021, janë krijuar 261 milionë portofole të juanit digjital. Në 10 qytete të Kinës dhe mjediset e pagimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 janë ngritur afro 8.09 milionë pika të aplikimit provë të juanit digjital, duke realizuar deri tani transaksione me një vlerë të përgjithshme prej 87.57 miliardë juanësh (afro 13.8 miliardë dollarë).

Tani juani digjital ndodhet në fazën e provës dhe përdoret kryesisht në shitjen me pakicë. Konsumatorët dhe ndërmarrjet mund të përdorin juan digjital në transport, qira, shërbimet mjekësore, produktet financiare, taksa, pagesat e tregtisë elektronike dhe pagimin e mallrave me zbatim të ardhshëm.

Sipas të dhënave statistikore nga Banka për Pagesat Ndërkombëtare, deri në korrik të vitit 2020, në mbi 50 vende dhe rajone të botës po zhvillohet puna e kërkim- zhvillimit të monedhës digjitale. Kina është një ndër të parat dhe zë vend udhëheqës në këtë drejtim.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky