Agjencia Zhurnal.mk.

Kabineti i presidentit: Pendarovski është president dhe për të vlejnë rregulla të posaçme për mbrojtjen e personalitetit përfshirë edhe shfrytëzimin e automjeteve të posaçme zyrtare

Shkup, 11 mars – Presidenti Stevo Penbdarovski është president aktual i shtetit dhe për të vlejnë rregulla të posaçme për mbrojtjen e personalitetit përkatësisht sigurim i përhershëm fizik përfshirë edhe shfrytëzim të automjeteve të posaçme zyrtare me të cilat sigurohet mbrojtja fizike.

Kështu u përgjigjën nga Kabineti i presidentit, pasi që një pjesë e mediumeve dje kumtuan se presidenti aktual dhe kandidat i LSDM-së, Stevo Pendarovski me automjet zyrtar dhe me sigurim e ka vizituar shtabin e LSDM-së në Shtip. “Rregullat e posaçme janë caktuar me Dekretin për personalitetet dhe objektet që sigurohen, llojet e masave dhe aktiviteteve dhe shkallëve të sigurimit, miratuar nga Qeveria, në pajtim me Ligjin për policinë, që në vitin 2014”, theksojnë nga Kabienti i presidentit.

Nga atje shtojnë se këto rregulla vlejnë për tërë kohën e kryerjes së funksionit dhe theksojnë se në pajtim me nenin 8-b, paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor, këto rregulla për Presidentin vlejnë edhe gjatë fushatës zgjedhore. 

“Përkujtojmë se Presidenti i shtetit nuk është anëtar i asnjë partie dhe është i përgatitur të ketë tkaim me cilën do parti politike nëse ka kërkesë apo ftesë të tillë, siç praktikon që nga marrja e detyrës në vitin 2019”, shtojnë nga Kabineti i presidentit. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky