Agjencia Zhurnal.mk.

Kançeska Milevska: I gjithë materiali dëshmues vërtetoi se nuk kam bërë “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”

Shkup, 26 prill – Në bazë të të gjithë materialit dëshmues të paraqitur, është vërtetuar se nuk e kam kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e as nuk ka mundur të kryhet nga ndonjë aspekt. siç thuhet arbitrarisht në aktakuzë, tha ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.

Në fjalën përfundimtare për rastin “Tenderët”, në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot Kançeska Milevska, duke sqaruar një pjesë të provave nga procedura dëshmuese, theksoi se nuk kanë vërtetuar se akuzat janë të vërteta.

“Nuk është provuar se pretendimet e akuzës se është kryer shkelje e pozitës dhe autoritetit zyrtar, përkundrazi është vërtetuar se prokurimi publik ka qenë i planifikuar paraprakisht dhe është paraparë në planin vjetor të prokurimit publik për 2011 në Ministrinë e Kulturës, tha Kançeska Milevska.

Sipas saj, nga të gjitha provat e paraqitura, siç tha, është vërtetuar se prokurimi publik është bërë sipas Ligjit për Prokurim Publik në tërësi.

Ajo theksoi se shpreson që gjykata të marrë një vendim objektiv të bazuar në prova dhe fakte. Paraprakisht, mbrojtja kishte kërkuar lirim, ndërsa prokurori publik kërkoi dënim.

Kançeska-Milevska është e akuzuara e parë në lëndën “Tenderët” lidhur me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtteësi dhe pavarësi, si dhe e projektit 2Shkupi 2014″.

Sipas aktakuzës, disa nga punët ndërtimore në Muze janë kryer në dobi të subjektit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të shpallë konkurs për ndarje të kontratës për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska Milevska përmes bisedave me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdohet puna në Muze, ku kanë kryer punë ndërtimore sipas marrëveshjes së dakorduar më parë për furnizime publike. 

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Osman Shabani, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori publik Stevço Donçev. Gjykimi vijoi me fjalën përfundimtare të dy të pandehurve të mbetur, anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky