Agjencia Zhurnal.mk.

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Shkup, 17 prill – Karvani i Komisionit Shtetëror Zgjedhor është pjesë e fushatës “Është radha jote ” dhe fillon nesër me vizitën në Gradsko, Manastir dhe Plasnicë dhe do të përfshijë mbi 12 komuna nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të fushatës edukative dhe informative të këtij viti, KSHZ-ja do të shpërndajë material edukativ në komunat që do t’i vizitojë, me qëllim që t’i prezantojë të drejtat e votës së votuesve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe t’i edukojë ata për të dy ciklet zgjedhore.

Karvani i KSHZ-së fillon nesër, ku do të vizitohen qytetet dhe komunat në vijim: – Strumicë, Konçe dhe Shtip, Kumanovë dhe Staro Nagoriçan, Shkup dhe Studeniçan dhe Tetovë dhe Tearcë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e përgatiti këtë fushatë edukative dhe informative – “RADHA JUAJ” me qëllim që të inkurajojë një pjesëmarrje më të madhe në këto zgjedhje dhe t’u bëjë thirrje të gjithë votuesve që të drejtat e tyre personale të votës të garantohen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve apelon votuesit që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në linkun në vijim: https://www.izbirackispisok.gov.mk/.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky