Agjencia Zhurnal.mk.

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas spekulimeve për “zhdukjen” e saj misterioze

Spekulimeve për “zhdukjen” misterioze të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, si duket iu erdh fundi, pasi siç raporton DailyMail ajo u pikas gjatë fundjavës në një dyqan lokal fermash.

Kjo thuhet të jetë paraqitja e saj publike, pas kaq muajsh edhe pasi iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal.

Princesha e Uellsit nuk ishte vetëm dhe në krah kishte edhe bashkëshortin e saj Princin William dhe dyshja thuhet se vizituan një nga pikat e tyre të preferuara, rreth një 1.6 kilometra nga shtëpia e tyre Adelaide në Windsor.

Çifti siç duket kishin ndjekur aktivitetet sportive të tre fëmijëve të tyre.

Kate, dukej e ‘lumtur, e shëndetshme dhe e relaksuar’, sipas një dëshmitari që i kishte parë aty.

“Pas gjithë atyre thashethemeve që kanë qarkulluar, isha i befasuar kur i pashë aty. Kate kishte dalë për të blerë me princin William dhe dukej e lumtur dhe me shëndet të mirë.

Nuk ka asnjë fotografi për paraqitjen e tyre në publik, pasi çifti dëshiruan respektimin e privatësisë.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky