Agjencia Zhurnal.mk.

KDI: Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, priten ende punë

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga “Transparency International”.

Arben Kelmendi nga KDI, ka thënë se Kosova ka shënuar progres të lehtë dhe është vlerësuar me gjithsej 39 pikë.

Teksa ka folur për këto rezultate, ai u shpreh se Mali i Zi mbetet lider, ndërsa Kosova radhitet e dyta.

“Vlerësimi ka përfshirë 180 shtete përfshirë edhe Kosovën. Kosova ka shënuar progres të lehtë dhe është vlerësuar me gjithsej 39 pikë. Tri shtete kanë shënuar progres dhe një shtet ka shënuar regres. Kosova ka shënuar progres prej 3 pikësh. E kemi edhe Malin e Zi që ka shënuar pikë më shumë. Kosova përveç progresit prej 3 pikëve ka shënuar progres ndër vite me 5 pikë”, ka thënë ai.

“Mali i zi mbete lider në luftimin kundër korrupsionit, Kosova e dyta. Progresi i Kosovës i atribuohet zhvillimeve demokratike. Kemi vlerësim pozitiv për zhvillime demokratike. Këtë po e mbështesim edhe me zhvillimet e fundit të qeverisjes, ku kemi parë se ka kaluar strategjia për burim të ligjit. Të gjitha këto zhvillime del se Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit. Përkundër progresit ka shumë punë për t’u bërë. Globalisht vërehet një shtangnim në fushën e korrupsionit. Ne si KDI bëjmë thirrje që të shohim progres në luftimin e korrupsionit. Ne kërkojmë të rritet transparenca dhe llogaridhënia. Kërkojmë ndryshimin e ligjit për ndërmarrje publike”, ka thënë Kelmendi.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky