Agjencia Zhurnal.mk.

Koha kur Conte pranoi si dhuratë fanellën e Unitedit të nënshkruar nga Mourinho gjatë një konference te Chelsea

Antonio Conte është duke u lidhur shumë me një kalim te Manchester United.

Spekulimet për të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer u intensifikuan në fundjavë pasi United u shkatërrua 5-0 në shtëpi nga Liverpooli.

Conte është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe aktualisht është i papunë pasi u largua nga Interi në verë.

Besohet se United ka interesiim dhe ai është favorit për t’i dhënë vendin e punës nëse klubi i Mançesterit vendos të shkarkojë norvegjezin.

Spekulimet kanë rikthyer kohën kur Contes iu dha një fanellë e United, ndërsa ai ishte trajner në Chelsea.

Më 15 shkurt të vitit 2018, Conte po fliste në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së Chelseat në FA Cup me Hull City.

Stefano Corti, një komedian italian i paraqitur si gazetar, e ndërpreu konferencën teksa i dhuronte Contes një fanellë të United.

Fanella kishte emrin e Conte në anën e pasme dhe ishte nënshkruar nga menaxheri i United në atë kohë, Jose Mourinho.

Vetëm disa javë më parë, Corti ‘mashtroi’ Mourinhon që nuk e dinte se për kë ishte fanella.

Komediani e kapi momentin në video dhe më pas i tregoi Contes pamjet.

Ai vazhdoi t’i dhuroi Contes fanellën, duke thënë, për ESPN: “Kjo është një dhuratë për ty. Është nënshkruar nga Jose Mourinho…’Për mikun tim Antonio’, rroftë miqësia… a t’jua lë juve?”.

Conte nuk dukej shumë i impresionuar. Pas disa sekondash vetëm duke e parë fanellën, ai u përgjigj: “Jo, mund ta marrësh me vete. Mbaje, do ma japësh më vonë”.

Conte, çuditërisht, nuk kishte asnjë interes të merrte fanellën pasi e la aty në fund të konferencës për shtyp.

Gati katër vjet më vonë dhe Conte së shpejti mund të prezantohet me një fanellë të United – këtë herë nga pronarët e klubit. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky