Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Zhelinës me objekt të ri shkollor, MASH investoi 4,5 milionë denarë

Tetovë, 20 dhjetor – Nxënësit e Shkollës Fillore rajonale “Luigj Gurakuqi” në fshatin Leshnicë e Poshtme, Komuna e Zhelinës, nga sot mësimin do ta ndjekin në objektin e ri modern shkollor i cili ishte pjesë e planit investues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të cilin janë ndarë rreth 4,5 milionë denarë.

“Me këtë investim edhe një herë dëshmuam se Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujdeset për të gjithë nxënësit në vend, pavarësisht nëse bëhet fjalë për mjedis urban apo rural. Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit meritojnë proces arsimor bashkëkohorë dhe modern, i cili nënkupton jo vetëm përmirësimin e planeve dhe programeve mësimore por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat zhvillohet mësimi”, ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Sipas propozim-buxhetit për vitin 2023, është paraparë edhe ndërtimi i objekteve të reja për Universitetin “Nënë Tereza”, SHMK “Sami Frashëri” në Kumanovë, si dhe përfundimi i objekteve tashmë të filluara të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe Fakultetit të Kulturës Fizike.

Janë paraparë mjete për rikonstruksionin dhe rinovimin e të gjitha konvikteve të studentëve në vend si dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese të 118 shkollave fillore dhe të mesme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky