Agjencia Zhurnal.mk.

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, borë në Kodër të Diellit, mjegull afër Kërçovës

Shkup, 22 dhjetor –  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje bore me intensitet mesatar vërehen në Kodër të Diellit, ndërsa në Kumanovë, Berovë dhe në kalimet malore Strazhë dhe Presekë vërehen  reshje më të dobëta të shiut dhe borës. Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50 metra ka në Kërçovë, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

 Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

 Është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky