Shkup, 8 mars – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet kufitare, siç ceket, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për dalje dhe hyrje në vend.
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht u referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.