Agjencia Zhurnal.mk.

Koncept i ri i regjistrimit të investimeve kapitale, këtë vit janë planifikuar 800 milionë euro

Me mekanizmin KAPEF dhe përkushtimin e rritur vitin e kaluar kishim nivel të investimeve të realizuara kapitale në vlerë prej 465 milionë euro ose thuajse 90 për qind nga ajo që është projektuar, ndërsa sivjet mbi këtë bazë janë parashikuar rreth 800 milionë euro, informoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Faktet, tha kryeministri, tregojnë se përkundër faktit që viti i kaluar ishte kritik në disa aspekte, gjë që linte dyshimin se nuk do të ketë sukses, megjithatë kemi realizim të projekteve kapitale prej thuajse 90 për qind të asaj që është projektuar, gjë që është përqindja më e lartë në krahasim me 10 vitet paraprake.

“Gjithë këtë e bëmë me qëllim që të përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha Kovaçevski në konferencën për media.

Në përgjigjen ndaj pyetjes së gazetarëve për dallimin e investimeve të regjistruara të realizuara kapitale në nëntor të vitit të kaluar me vlerën e fundit të vitit, njoftoi se tashmë është duke u punuar në konceptin e ri të regjistrimit të investimeve.

“Parimi i regjistrimit kontabilist të investimeve kapitale është në bazo të punëve të përfunduara dhe të paguara, ndërsa realizimi i faturave, respektivisht pagesa e pjesës më të madhe bëhet në fund të vitit dhe prandaj gjithmonë është më e madhe në tremujorin e fundit. Kjo është kështu tani, por jemi duke punuar tashmë në koncept të ri të regjistrimit të investimeve, ashtu siç është në një numër të madh të shteteve dhe në korporatat, e kjo do të thotë investimet të regjistrohen si të realizuara në momentin e realizimit të tyre dhe pranimit në bazë të situatave të përkohshme ose në bazë të pranimit në përdorim, e jo në momentin kur paguhet fatura. Kur do të bëhet kjo do të ketë edhe shpërndarje më të barabartë mujore të investimeve kapitale”, tha Kovaçevski.

Krahasuar me vitin 2014 kur investimet kapitale ishin me vlerë prej 286 milionë euro, siç u shpreh kryeministri, ato vitin e kaluar u ngjitën në 465 milionë euro, gjë që paraqet rritje për më shumë se 60 për qind. “Shënohet rritje e investimeve kapitale në disa resorë të cilët janë kyç për zhvillimin e shtetit, e vetëm në tre vitet e fundit në kushte të pandemisë dhe krizës botërore energjetike dhe ekonomike janë realizuar investime kapitale me vlerë prej 1,1 miliardë euro”, bëri të ditur kryeministri.

Realizimin më të mirë në investimet kapitale vitin e kaluar kanë pasur ministritë e transportit dhe lidhjeve, të punëve të brendshme, të mbrojtjes, të arsimit dhe të punës dhe politikës sociale.

Duke sqaruar se në çfarë bazohet optimizmi për 800 milionët eurot e planifikuara investime kapitale për këtë viti, Kovaçevski u shpreh se pret që sivjet të fillojnë punimet në Korridorin 8 dhe Korridorin 10 d, për ndërtimin e akseve të autostradave Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë, Trebenishtë-Strugë, Qafë Thanë, si dhe Prilep Manastir, e për çka edhe zyrtarisht është zgjedhur mbikëqyrje dhe konsulent.  Nga Buxhetin për këtë dedikim janë ndarë 234 milionë euro.

“Sivjet do të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, ku ka realizim prej mbi 75 për qind. Këtë vit do të përfundojnë edhe punimet në Korridorin 8 drejt Bullgarisë, ku po ashtu punohet në aks tërësisht të ri, përfundon edhe faza e parë e autostradës drejt Bllacës, ndërsa në rrjedhë është projektimi i fazës së dytë. Do të lëshohet në përdorim edhe diga Konsko, që është e dyta për nga madhësia e ndërtuar në shtetin”, tha Kovaçevski.

Ai ndaras sipas resorëve i numëroi projektet e realizuara dhe të planifikuara, duke potencuar se në mandatin e kësaj Qeverie janë ndërtuar dhe rindërtuar 1300 kilometra rrugë dhe janë investuar mbi një miliardë euro. Ai e përmendi edhe investimin në hekurudhën drejt Bullgarisë prej gjithsej 600 milionë euro që do të ndërtohet në tri faza, aktivitetet për gazifikim, pajisjen e Armatës, policisë, shëndetësisë, ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave dhe kopshteve për fëmijë, projektet në bujqësi, mjedis jetësor…

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky