Agjencia Zhurnal.mk.

Konflikti i të riut me ish të dashurën eskaloi në tentim vrasje, detaje për incidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Aksidenti që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dyshohet se ishte i qëllimshëm dhe i parapriu një konflikt verbal në mes të dy palëve të përfshira. Një 24-vjeçar po dyshohet se e goditi veturën ku ndodheshin dy persona, si pasojë e një mosmarrëveshje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, gjithçka kishte nisur në afërsi të një banke që ndodhet në atë pjesë, ku i dyshuari ishte takuar me viktimën, një vajzë 25-vjeçare, me të cilën kanë pasur lidhje dashurie në të kaluarën.

Në bazë të informacioneve të para, biseda mes tyre ishte e tensionuar, çka e shtyri viktimën që të largohej prej aty, bashkë me vëllain.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pasi vajza vazhdoi rrugën e saj, i dyshuari e ka ndjekur nga pas me veturën e tij dhe në një moment e ka goditur, duke tentuar që ta ndalojë.

Veturat u ndeshën dhe për pasojë viktimat pësuan lëndime trupore, e gjithashtu u shkaktuan edhe dëme materiale.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është siguruar edhe prezenca e të dyshuarit, i cili ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky