Agjencia Zhurnal.mk.

Kostadinoska-Stojçevska: Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e Aleancës “Baukulturë”

Shkup, 16 janar – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në ditën e dytë të konferencës ministrore në Davos, kushtuar miratimit të dokumenteve dhe themelimit të Aleancës “Baukulturë” 2023, theksoi se themelimi i Aleanca është një lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe se do të jetë një rrjet që do të iniciojë bashkëpunimin e sektorit publik dhe privat dhe rezultati do të sjellë përfitime për të gjithë.

“Duke u bërë anëtarë të Aleancës “Baukulturë 2023”, ne ndërmarrim edhe përgjegjësi – të veprojmë me përgjegjësi ndaj të drejtës së çdo njeriu për të jetuar dhe krijuar në një mjedis human. Është e vërtetë që të gjithë kanë të drejtë të fitojnë para, por jo të përfitojnë nga shëndeti mendor dhe jeta shoqërore e njerëzve. Nuk është biznes me përfitim ekonomik për të gjithë. Është korrupsion me pasoja të këqija për të gjithë”, theksoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Siç informojnë nga Ministria e Kulturës, ministrja ka theksuar para të pranishmëve se Maqedonia e Veriut ka një trashëgimi të madhe kulturore që përcakton të tashmen tonë dhe është pjesë e identitetit kulturor të Evropës.

Ka vlerësuar se shumë aspekte të Deklaratës për “Baukulturë” për vitin 2018 janë zbatuar në strategjitë e brendshme dhe paralajmëroi se do të inicojë themelimin e Departamentit për “Baukulturë” në kuadër të Ministrisë së Kulturës, i cili pret të zbatohet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Në kuadër të konferencës në Davos, ndër të tjera, u votua deklarata e përbashkët për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës, për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Maqedonia e Veriut.

“Baukulturë” përkufizohet si ndërtimi i një akti kulturor dhe hapësirës për kulturën, e cila e sheh të gjithë mjedisin e projektuar si një tërësi koherente, nga ndërtesat ekzistuese deri te dizajni bashkëkohor, nga detajet e vogla të punuara me dorë deri tek ndërtesat dhe hapësirat e hapura deri te infrastrukturat e mëdha dhe nga procesi i planifikimit përmes ndërtimit dhe funksionimit për përdorim të sërishëm. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky