Shkup, 18 janar – Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov sot pas konferencës së përbashkët për shtyp që e mbajtën në Qeveri, e vizituan Pres-klubin kombëtar të agjencisë bullgare të lajmeve BTA në Shkup, me çka e shënuan fillimin e punës së pres-qendrës së BTA-së në Maqedoninë e Veriut,
Në takim morën pjesë edhe drejtorët e agjencive shtetërore të lajmeve të dy vendeve, MIA dhe BTA, Dragan Antonovski dhe Kiril Bëllçev.
Kovaçevski dhe Petkov sot dakorduan edhe mbajtjen e seancës ndërqeveritare më 25 janar në Sofje, për kur është planifikuar të hapet edhe pres-qendra e MIA-s në Sofje.





 
					 
					 
	
