Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Kjo fushatë do të jetë ndryshe, temat nacionale nuk kalojnë te qytetarët

Shkup, 21 mars – Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski shprehet i bindur se koalicioni i udhëhequr nga socialdemokratët do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Në intervistë për Alsat, Kovaçevski komentoi edhe kandidaturën e Bujar Osmanit për president, për të cilin tha se nuk mendon që në mënyrë indirekte do ta ndihmonte kandidatin e OBRM-PDUKM-së.

Kovaçevski tha se për herë të parë në kampin politik shqiptar do të ketë garë të ashpër pasi BDI-ja ka përballë kandidatin e opozitës për president nga i cili dy herë ka humbur në zgjedhjet në Gostivar.

“Tani për herë të parë kemi një fushatë serioze mes dy partive politike shqiptare, nga njëra anë BDI-ja e cila është parti e madhe, e cila ka një organizim serioz, mbi 20 vjet është në pushtet dhe nga ana tjetër kemi opozitë të bashkuar shqiptare e cila ka kandidat i cili dy herë ka arritur vet të mund kundërkandidatët e BDI-së në Komunën e Gostivarit”.

“Prandaj them se kjo fushatë do të jetë ndryshe. Ju e shihni se kishte disa përpjekje për përfshirjen e temave nacionale të cilat nuk kaluan dhe morën fund për 5 minuta, pasi qytetarët duan të shohin përcaktim të qartë kush për çfarë është dhe çfarë standardi jetësor iu ofron për të ardhmen”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së në intervistë për Alsat.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky