Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski- Lajçak: Negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut duhet të jenë prioritet

Shkup, 8 prill – Kryeministri i republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në forumin ekonomik Delfi në Greqi, realizoi takim me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perendimor, Mirosllav Lajçak.

Në fokus të takimit ka qenë gjendja e krizës aktuale në Evropë e ndikuar nga lufta agresive ruse ndaj Ukrainës të cilën Maqedonia e Veriut e dënoi si shkelje brutale e të drejtave ndërkombëtare dhe dha kontributin e tij në organizimin efikas të ndihmës për refugjatët ukrainas dhe në forcimin e krahut të Aleancës si përgjigje të situatave të paparashikueshme, transmeton Zhurnal.

Gjatë bisedës, kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësuesi special i BE-së Mirosllav Lajçak u dakorduan se lufta në Ukrainë paraqet pasoja negative për stabilitetin Evropjan e veçanërisht për Ballkanin Perendimor, ku thuhet se një reagim i duhur i këtyre pasojave është përshpejtimi i procesit për integrim të vendeve të rajonit dhe bisedime urgjente si prioritet i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në takim me Lajcak theksuan se në dialogun Shkup- Sofje ka progres për të cilën është e nevojshme përkrahja nga Brukseli për definimin e kornizës së bisedimeve dhe të vendoset qëllim për mundësinë e përshpejtuar të mbajtjes së konferencës së parë ndër qeveritare të Maqedonisë së Veriut me Komisionin Evropian si fillim i procesit për mbylljen e kapitujve të antarsimit në BE.//Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky