Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Mbledhja ndërqeveritare është sukses, do t’i tregojmë Evropës se në Ballkan mund të bashkëpunohet

Shkup, 25 janar – Mbledhja ndërqeveritare është sukses, sepse vetëm pas një jave të takimit tonë të parë me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov u dakorduam të punojmë më konkretisht në tema të cilat do ta përmirësojnë ekonominë, infrastrukturën, inovacionet, arsimin, kulturën, në gjithçka që do të thotë komunikim më i mirë mes qytetarëve, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e mbledhjes ndërqeveritare të të dy vendeve, që mbahet në Sofje.

E tërë kjo, shtoi ai, duhet t’i tregojë Evropës se në Ballkan mund të bashkëpunohet dhe se dy vendet do të vendosin shembull për bashkëpunim të suksesshëm, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Sofja.

“Për ato shkaqe, sot kolegët tanë nga të dy qeveritë do të punojnë në tema nga fusha e infrastrukturës dhe atë konkretisht në Korridorin 8 në të gjitha pjesët e tij, ndërlidhjen rrugore dhe hekurudhore, por edhe në pjesën e telekomunikimeve”, tha Kovaçevski.

Ai përmendi se mes tjerash do të bisedohet edhe për tema nga fusha e arsimit, duke cekur se kur e ndërlidhim arsimin, i lidhim të rinjtë, e rrisim mobilitetin e tyre, këmbimin e ideve, këmbimin e njohurive, që jep efekt më të madh të sinergjisë.

Kovaçevski sqaroi se ekipet do të punojnë së bashku me bashkëkryesuesit, të cilët gjatë gjashtë muajve në vijim do të kryesojnë me grupe të punës, të cilat ndërkaq, nuk do të përbëhen vetëm nga ministra dhe zëvendësministra, por edhe nga përfaqësues të sferave të caktuara të cilave u përkasin grupet.

“Kirili dhe unë konsiderohemi njerëz të cilët duan tabela eksel, të cilët duan afate dhe realizime. Ne do të jemi këtu vazhdimisht dhe vazhdimisht do të marrim pjesë në punën e tërë asaj që do të bëhet dhe dëshirojmë së paku njëherë në javë grupet e punës vetë të informojnë për përparimin dhe me atë t’i bëjmë të lumtur edhe qytetarët e Republikës së Bullgarisë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, potencoi kryeministri Kovaçevski.

Petkov në hapje theksoi se para takimit të tyre në Shkup, marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ishin në nivel mjaft të ulët, por nga ajo që deri më tani është arritur në javën e dytë të punës së tij me Kovaçevskin i jep shpresa se gjërat do të zhvillohen në drejtimin pozitiv.

“Ky takim i sotëm tregon se në cilin drejtim do të zhvillohen marrëdhëniet tona. Ato do të bazohen në punë të vërtetë, takime të vërteta, rezultate të vërteta. Gjëja më e rëndësishme për politikën është të zhvillohet për të mirën e të dy popujve. Nuk ka asgjë më mirë se ajo të punojmë së bashku, të kemi ekonomi të hapur, ndërlidhje infrastrukturore, të kemi kalendar të përbashkët, të flasim për integrimin evropian dhe t’i ndjekim me kujdes temat shoqërore, përfshirë edhe historinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Petkov.

Ai theksoi se ka shpresë të madhe se gjërat do të zhvillohen në drejtim pozitiv, duke përmendur se që dje në darkën e përbashkët disa nga ministrat e të dy vendeve, në vend se të largohen menjëherë, filluan t’i planifikojnë masat specifike, të cilat duhet t’i zbatojnë në sferat e tyre.

“Besoj se ky dialog, kjo punë konstruktive, do ta zëvendësojë nacionalizmin, gjuha e urrejtjes dhe dsikriminimi dhe do të tregojë se kur nga të dyja palët ka njerëz të cilët dëshirojnë ta arrijnë fqinjësinë e mirë suksesi është i garantuar”, theksoi Petkov.

Me mbledhjen ndërqeveritare plenare bashkëkryesojnë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski dhe kolegu i tij bullgar, Petkov. Pas hapjes, secili nga katër grupet e punës, paralelisht do të kenë takime.

Agjenda parasheh takime tet-a-tet të kryeministrave Kovaçevski dhe Petkov dhe takim të ministrit të Punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Kryeministrat dhe ministrat e të dy qeverive pas takimeve të ndara të punës është paraparë të vazhdojnë me mbledhjen plenare në të cilën do të prezantohen rezultatet e grupeve të punës, pas çka do të pasojë nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Pjesa e punës në mbledhjen e përbashkët të Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë përfundon me konferencë për shtyp të kryeministrave Kovaçevski dhe Petkov në të cilën para gazetarëve dhe opinionit do t’i prezantojnë rezultatet nga sesioni ndërqeveritar.

Në orët e pasdites Kovaçevski, i shoqëruar nga anëtarë të Qeverisë, do të ketë takime të ndara me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe me kryetarin e Kuvendit bullgar, Nikolla Minçev.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky