Agjencia Zhurnal.mk.

Krerët e LEN-it takohen me deputetin e Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic

Shkup, 7 shkurt – Krerët e Lidhjes Europiane për Ndryshim kanë takuar deputetin e Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic.
“Sonte, bashkë me Izetin e Bilallin, u takuam me deputetin e Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic.
Duke qenë një deputet gjermano-kroat, që i njeh mirë rrethanat e Ballkanit Perëndimor, me të biseduam për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, nevojën e ndryshimeve kushtetuese dhe ofertën e Lidhjes Europiane për Ndryshim, që në deklaratën e saj parimin themelor e ka integrimin në BE, si kërkesë dhe pritje e të gjithë qytetarëve të vendit.
Me këtë rast e njoftuam deputetin Juratovic edhe për aktualitetin tonë politik, veçmas me problemet me të cilat ballafaqohet opozita shqiptare në garantimin e demokracisë, që ka të bëjë me vendin e saj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e LEN-it.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky