Agjencia Zhurnal.mk.

Kristi Aliaj komenton marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës: Pasioni i çiftit po zbehet, e kam vënë re

Kristi Aliaj ka qenë njëri nga finalistët në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania 2.

Reklama

Pas përfundimit të këtij reality show, ai si shumë nga ish-konkurrentët e tjerë po vazhdon të jetë mjaft i pranishëm nëpër media.

I njëjti këtë ishte i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Docin, ku mes tjerash ka komentuar edhe marrëdhënien e Luizit me Kiarën.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai thekson se pas daljes nga BBVA Luizin e shikon të stresuar dhe me dyshime.

Pjesë nga biseda e tyre:

Erjola Doci: Si e sheh Luizin pas daljes së “Big Brother”?

Krist Aliaj: Luizin e shikoj pak të stresuar, të paqartë dhe me dyshime për shumë gjëra, por shpresoj t’i përballojë të gjitha?

Erjola Doci: Po të dashuruar e sheh?

Krist Aliaj: Logjikisht pas 5 muajsh që je aty brenda, pasioni fillestar, ai po mbaron dhe po zbehet, dhe duket.

Erjola Doci: Pasioni mes çiftit po thua?

Krist Aliaj: Po, po po zbehet. Duhet të kërkojnë mënyra të tjera ta mbajnë atë pasionin lart dhe të bëjnë projekte me njëri-tjetrin pse jo.

Ronaldo Sharka: Po ti ku e ke kuptuar për shembull?

Krist Aliaj: E kuptoj, e ndjej tek energjia e Luizit, ndihen ato gjëra. Ka disa gjëra që nuk shikohen, që janë intuitave dhe që unë i kuptoj shumë mirë.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky